Sugjerojmë:

Supë me hudhër dhe pana, shija që duhet të provoni sot!

1 qepë
1 presh
2 kokë hudhër
1 kokërr patate
180 ml pana gatimi
2 filxhan lëng pule ose koncentrat pule
Një tufë majdanoz
Piper
Kripë
Pak bukë

1.Presim hollë qepën, preshin dhe hudhrën.

2.I hedhim në një tenxhere me vaj ulliri. I trazojmë dhe i gatuajmë për 15 minuta.

3.Shtojmë 1 kokërr patate të prerë në kubikë të vegjël.

4.Shtojmë lëngun e pulës, kripën, piperin dhe i lëmë të ziejnë me zjarr të ulët për 25 minuta.5

5.Shtojmë panën e gatimit dhe i trazojmë për 5 min.

6.Supën e kalojmë në blender deri sa të përftohet një masë kremoze.

7.Shtojmë majdanozin e grirë dhe i trazojmë.

8.Presim koren e bukës në kubikë dhe i hedhim në një tigan me vaj ulliri.

9.Presim sa të bëhen kërce.

10.Bukën e thekur e hedhim mbi supë para servirjes.

Lini një koment