3 ushqimet që duhet të hani më shpesh për të parandaluar thinjat
Ushqime të pasura dhe vitaminë B dhe E
Vitaminat B dhe E janë vitaminat më esenciale për trupin dhe flokët. Jo vetëm që ndihmojnë në rritjen e flokëve të forta dhe të bukura, por gjithashtu rregullojnë prodhimin e vajrave ekstra, kështu që flokët tuaj do duken më mirë.
Ushqimet si fasulet, perimet dhe frutat janë të pasura me vitaminë B dhe këto ju ndihmojnë që flokët tuaja të duken mahnitëse. Vitamina E mund të gjendet tek perimet jeshile me gjethe, farat e lulediellit dhe arrat.
Ushqimet e pasura me zink
Trupi ynë ka nevojë për zink në sasi të vogla dhe ky mineral nuk ruhet tek ne. Lajmi i mirë është se nëse rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me zink, ndihmoni trupin të luftojë prodhimin e yndyrës së tepërt. Konsumoni më shumë vezë dhe tërshërë.
Yndyrna të shëndetshme
Edhe nëse keni flokë të yndyrshëm, kjo nuk është një arsye që ju të shmangni tërësisht yndyrnat. Kjo pasi ato janë një mekanizëm që e bën trupin tonë të punojë. Por ama shmangni gjalpin, margarinën dhe konsumoni më shumë peshk./neps.al
Ashtu si pjesa më e madhe e njerëzve, në adoleshencën time u përballa me aknet. Kur isha 13 vjeç mendoja se puçrrat e kuqe me maja të bardha ishin diçka e moshës dhe do të largoheshin me kalimin e...
Çaji jeshil është i njohur për vetitë e tij të dobishme ndaj lëkurës sonë pasi është i pasur me antioksidantë. Nga ana tjetër kosi është i pasur me prebiotikë dhe siç na bën mirë ta konsumojnë, ashtu është i...
Mjalti është një ilaç i shkëlqyeshëm për shumë probleme të vogla shëndetësore, për shkak të efekteve qetësuese dhe cilësive antibakteriale të tij. Kombinimi i mjaltit me qumështin e ngrohtë mund ta bëjë këtë ilaç edhe më qetësues! Thjesht kombinoni...
Lini një koment