Sugjerojmë:

4 dobitë e mëdha që marrim prej ushqimeve lejla

Frutat dhe perimet lejla janë një dhuratë në dietën tonë sepse përmbajnë disa antioksidantë të fuqishëm të quajtur antocianina. Antocianinat janë shumë të fuqishme sepse shkatërrojnë radikalet e lira para se ato të dëmtojnë qelizat e shëndetshme të trupit.

Ja disa shembuj të frutave dhe perimeve lejla të cilat përmbajnë antocianina:

  • Rrushi i kuq
  • Patëllxhanët
  • Kumbullat
  • Boronicat
  • Qershitë
  • Lakra e kuqe
  • Mollët e kuqe
  • Qepët lejla etj.

Çfarë përfitimesh marrim prej tyre: 

  1. Për shkak se antocianinat rregullojnë stresin oksidativ, procesi i plakjes mund të ngadalësohet. Ju do ta vërtetoni kur të shihni veten në pasqyrë dhe të ndjeni lëkurën elastike dhe pa rrudha.
  2. Shkencëtarët pohojnë se antocianinat përmbajnë veti anti-kancerogjene. Duke i konsumuar rregullisht këto ushqime ulni konsiderueshëm riskun e prekjes nga kanceret vdekjeprurës.
  3. Përveç kancerit, edhe risku i sëmundjeve të zemrës mund të ulet falë antocianinave. Ato kontrollojnë presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë, të cilët janë faktorë risku për sëmundjet e zemrës.
  4. Mëlçia është organi që detoksifikon trupin tonë dhe kryen detyra të tjera shumë të rëndësishme. Ushqimet e pasura me antocianinë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të saj./neps.al 

 

Lini një koment