4 mrekullitë që i ndodhin trupit tuaj nëse e bëni spinaqin pjesë të pandarë të dietës ushqimore
Niveli i lartë i hekurit nuk është i vetmi fakt që e bën vlerën e spinaqit të quhet një “superushqim”. Rezulton se spinaqi mund ta bëjë trupin tuaj më të shëndetshëm dhe më të fortë në shumë mënyra.
Neps.al ju rendit më poshtë 4 përfitime kryesore:
1.Muskujt dhe kockat tuaja do të bëhen më të fortë
Spinaqi është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese, përfshirë hekur, magnez, kalium, mangan dhe vitaminë C. Në veçanti, magnezi që gjendet në spinaq mund të mbështesë muskujt dhe nervat tanë. Për më tepër, spinaqi mund të na ndihmojë të mbajmë kockat tona të shëndetshme dhe të parandalojmë osteoporozën.
2.Shikimi juaj përmirësohet ndjeshëm
Shkencëtarët besojnë se njerëzit që përfshijnë spinaq në dietën e tyre kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të kataraktave dhe degjenerimit makular të lidhur me moshën, që të dyja janë shkaqet kryesore për përkeqësimin e shikimit apo deri në verbëri.
3.Përmirësohet qarkullimi i gjakut
Spinaqi ka nivele të larta kaliumi që e bëjnë atë mjaft të efektshëm në luftimin e presionit të lartë të gjakut. Për më tepër, të ngrënit spinaq mund t’ju ndihmojë të përmirësoni qarkullimin e gjakut. Por mbani mend që të ngrënit ushqime të shëndetshme nuk është një zëvendësim i ilaçeve. Presioni i lartë i gjakut mund të jetë i rrezikshëm dhe nëse e keni pasur atë për ca kohë, më mirë vizitoni një mjek.
4.Lëkura juaj bëhet më e shëndetshme dhe më e bukur
Spinaqi është një burim i mirë i vitaminës A i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe flokëve tanë. Vitamina C, e cila gjithashtu gjendet në spinaq, kontribuon në ndërtimin e kolagjenit i cili i jep strukturë lëkurës dhe flokëve tanë.
5.Përmirësohet tretja
Spinaqi përmban shumë fibra që e bëjnë tretjen tonë më të shëndetshme dhe më të rregullt. Spinaqi gjithashtu mund të parandalojë kapsllëkun.
Si shkak i një virusi apo gjendje shtatzënie, të monitorosh se çfarë fut në stomak është një ndër gjërat e fundit që na shkon ndërmend kur keni të përziera. Prandaj sot në Neps ju sjellim një listë ushqimesh që...
Ndodh shpesh që ushqimet të ndikojnë në humorin tonë për mirë apo keq. Për t’u ndier më mirë dhe për të luftuar humorin e keq, ushqyerja korrekte mund t’ju vijë në ndihmë. ‘Drithërat integrale, mishrat pa dhjamë, peshku, frutat...
Çfarë është Salepi? Rrënjët e bimës salep janë mbledhur në stinën e saj. Pasi këto rrënjë të lihen të thahen për ca kohë ato shndërrohen në pluhur dhe më vonë ky pluhur përzihet me kanellë sipas dëshirës. Pluhuri zihet...
Lini një koment