Sugjerojmë:

5 arsye pse çdo gruaje i duhet një serum me vitaminë C për fytyrën

Përfitimet e serumit me vitaminë C nuk kufizohen vetëm tek fuqitë e tij antioksiduese.  Ky serum i cili bën namin kudo në botë me shitje, ka shumë veti të rëndësishme për shërimin e lëkurën, prandaj meriton një vend të denjë dhe të përhershëm në dollapin tuaj të përkujdesjes ndaj bukurisë.

Vitamina C përshpejton prodhimin e kolagjenit dhe rrit si rrjedhojë elasticitetin e lëkurës suaj.  Vitamina C gjithashtu ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës.  Ky serum pastron, i jep shkëlqim dhe trajton poret e fytyrës suaj.

Serumet janë substanca të holla në përmbajtje, në ndryshim nga kremërat që janë me konsistente. Serumet nuk kanë në përmbajtje vazelinë apo vajëra minerale. Kjo bën që ato të përthithen më mirë nga lëkura.

Meqënëse pjesa ujore e serumit largohet shpejt, ajo që mbetet në fytyrë është një koncentrat me substanca ushqyese.  Ato kanë me shumicë antioksidantë, peptide dhe substanca zbardhuese që bëjne unifikimin e ngjyrës së lëkurës.

Kostot e serumeve janë deri diku më të shtrenjta, por po u përdorën siç duhet mund të shkojnë deri në 4 muaj!

Lini një koment