Sugjerojmë:

5 benefite të mrekullueshme që na jep uji me xhinxher

Provoni të imagjinoni një moment relaksi: për një pjesë të madhe të njerëzve kjo përkon me një shishe uji të përgatitur me bimë dhe erëza. I meritojmë dhjetë minuta relaks në  kaosin frenetik të përditshmërisë sonë.

E keni provuar ujin me xhinxher? Një studim sugjeron se kjo rrënjë mund të ketë shumë benefite të rëndësishme për shëndetin tonë falë vetive të tij anti-inflamatore.

Për ta përgatitur, shtoni disa feta xhinxher të freskët në ujë të vluar dhe lëreni të qëndrojë aty të paktën 10 minuta para se ta shërbeni.

Ndihmon për të qetësuar të vjellat

Nëse keni të vjella ose të përziera, përgatisni ujë xhinxheri ose çaj xhinxheri. Xhinxheri përshpejton zbrazjen e stomakut duke nxitur kalimin e ushqimit nga stomaku drejt zorrëve, shpjegon gastroenterologjia Lisa Ganjhu.

Ndihmon kundra dhimbjeve menstruale

Xhinxheri mund të ndihmojë në qetësimin e dhimbjeve dhe ngërçeve menstruale. Vetitë anti-inflamatore të xhinxherit mund të funksionojnë në mënyrë të ngjashme me ato të anti-inflamatorëve që blejmë në farmaci.

Mund të ekuilibrojë nivelin e sheqerit në gjak

Xhinxheri mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak tek pacientët me diabet të  tipit 2. Konsumimi i 3 gramë xhinxheri pluhur në ditë ka ndihmuar pacientët të përmirësojnë indeksin glicemik sipas një studimi të vitit 2015.

Mund të favorizojë rënien në peshë

Mos mendoni se uji me xhinxher shkrin yndyrat apo djeg kaloritë siç mudn të lexoni në ca artikuj. Ai thjesht nuk përmban sheqerna dhe praktikisht ka thuajse zero kalori. Ndihmon hidratimin dhe ka shumë avantazhe nëse po kërkoni të humbisni peshë.

Mund të reduktojë riskun e sëmundjeve kronike

Xhinxheri sa bashku me disa fruta e perime si arrat, farat, fasulet dhe drithërat integrale përmbajnë sasi të rëndësishme fitonutrientësh. Këta antioksidantë luftojnë inflamacionin kronik, një gjendje fiziologjike  në të cilën qelizat e trupit qëndrojnë në ‘alarm’ për shkak të një rreziku. Fitonutrientët që gjenden tek xhinxheri mund të ndikojnë në reduktimin e përgjigjeve inflamatore dhe të mbrojnë qelizat nga plakja e parakohshme.

Lini një koment