Sugjerojmë:

5 receta të thjeshta që do t’i kthejnë bukurinë fytyrës tuaj

Nëse mendoni se kubat e akullit mund t’i përdorni vetëm për të freskuar pijet tuaja, e keni shumë gabim. Me këto 6 receta të thjeshta bukurie, ju mund të krijoni maska për të zbutur dhe pastruar lëkurën tuaj.

 

1.Kuba akulli me petale trendafili

Petalet e trendafilit kanë veti antibakteriale dhe gjithashtu ndihmojnë për të zbutur lëkurën. Fërkojeni fytyrën dhe qafën tuaj me të për 30 sekonda dhe lejoni që lëkura ta thithë lëngun e lëshuar për rreth 5 minuta para se ta thani me peshqir.

2.Kuba akulli me çaj kamomili qetësues

Një kub me çaj kamomili që lëshohet mbi fytyrën tuaj mund të ndihmojë lëkurën tuaj të relaksohet dhe liron stresin e përditshëm.

3. Kuba akulli nga çaji jeshil

Nëse e gjeni veten me sy të fryrë në mëngjes, këto kube akulli me çaj jeshil mund të ndihmojnë në zbutjen e zonës rreth syve tuaj. Çaji jeshil do të ndihmojë në zvogëlimin e inflamacionit dhe gjithashtu plotëson lëkurën tuaj me antioksidantë.

4.Kuba akulli me kanellë për aknet

Efekti antibakterial i kanellës natyrisht ndihmon në luftën kundër akneve. Këto kube akulli mund të ndihmojnë në luftën e këtyre puçrrave të bezdisshme, duke reduktuar skuqjen dhe duke ushqyer lëkurën tuaj.

5. Kubat e akullit me kastravec

Sa herë që lëkura juaj të ndihet e mërzitur, këto kuba të ftohtë akulli me kastravec dhe lëng limoni do t’i kthejnë shkëlimin fytyrës tuaj.
Thjesht lini një kub për 30 sekonda mbi fytyrë para se ta fërkoni butësisht, duke lejuar që lëngu të qëndrojë për të paktën 5 minuta para shpëlarjes.

Lini një koment