Sugjerojmë:

6 këshilla të rëndësishme se si të ushqeheni kur jeni me pushime

Mënyra se si ne ushqehemi ndikon jashtëzakonisht shumë në shëndetin, por edhe në pamjen  tonë. Për këtë arsye duhet t’i kushtojmë rëndësi çdo gjëje që ne fusim në organizmin tonë.

Mirëpo kur jemi me pushime të gjithë ne abuzojmë me ushqimin, duke ngrënë më shuëm seç duhet, apo në disa raste edhe duke i anashkaluar vaktet. Është tepër e rëndësishme që asnjë nga vaktet të mos anashkalohet, mëngjesi, dreka dhe darka janë tepër të rëndësishme.

Që gjatë pushimeve të keni një dietë ushqimore të ekuilibruar duhet të ndiqni këshillat e mëposhtme:

1.Hani gjithmonë mëngjes

Të gjithë dietologët këmbëngulin se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës dhe duhet të jetë i mbushur me energjitë e nevojshme. Ju nuk duhet të mendoni vetëm për vitamina dhe lëndë ushqyese, por edhe për gjithë vaktin tuaj të shëndetshëm pasi është gjëja e parë që trupi juaj merr në mëngjes. Nuk është e vështirë, sepse mund të merrni një mëngjes të shëndetshëm pothuajse kudo, edhe nëse është vetëm një kos grek dhe ‘muesli’ të përziera me disa banane ose manaferra.

2.Kënaqni veten

Kur vendsim të shkojmë me pushime, gjëja e parë që na entuziasmon së tepërmi është ushqimi që do të hamë. Pra, hani çdo gjë që dëshironi të hani! Shijoni çdo kafshim dhe provoni diçka tjetër ditën tjetër, duke provuar shije të reja edhe trupi do të ndihet më mirë ndaj i kushtoni vëmendjen e duhur atij.

3.Lëvizni shumë

Të shëtisësh vendet e bukura në këmbë është më zbavitëse se çdo gjë tjetër. Ju gjithashtu mund të përfundoni duke përhumbur në disa pika jo turistike dhe të shijoni një eksperiencë lokale të dorës së parë, e cila vështirë është e mundur kur shkoni kudo me makinë. Lëvizni sa më shumë për të djegur kaloritë e panevojshme dhe do të ndiheni më mirë. Në qoftë se do lëvizni shumë mos u kufizoni me ushqimin.

4.Pergatiteni vetë ushqimin tuaj

Është gjithmonë mirë të keni më shumë kontroll mbi atë që hani, veçanërisht nëse jeni duke qëndruar në një shtëpi për mysafirë ku mund të përdorni kuzhinë ose të keni një aneks kuzhine në dhomën tuaj. Shkoni në treg për të marrë ushqimet e detit, blini mish të freskët dhe perime të freskëta.

5.Pini shumë ujë

Ndjeheni të uritur? Pini ujë, etja shpesh e maskon veten nga uria, kështu që është mirë nëse gjithmonë keni një shishe me ujë të freskët me vete kudo që të shkoni. Mbani veten të hidratuar dhe ju do të shikoni dhe të ndjeheni më mirë pa marrë parasysh se çfarë hani. Shtoni limon në ujin tuaj dhe do të bëhet një antioksidant i fuqishëm me vitamina që ndihmon edhe djegien e kalorive.

6.Hani perime dhe fruta

Perimet e frutat janë tepër të shëndetshme dhe të pasura me ushqyes, antioksidantë dhe vitamina. Sigurohuni që të hani sa më shumë perime dhe fruta gjatë ditës, në këtë mënyrë trupi juaj do të marrë fibra të mjaftueshme.

Lini një koment