6 sinjalet që tregojnë se po e teproni me konsumin e kafesë

Gati 50% e popullsisë në USA pinë kafe. Mesatarisht një person pi 3 kafe në ditë dhe kjo thjesht provon, se në kohët moderne, bota s’mund të jetojë pa këtë pije “magjike”. Por përpos efekteve pozitive, të pirit kafe ka edhe disa anë negative që çdokush duhet t’i dijë.

Ndarja e disa fakteve, do të ishte tepër e dobishme për të gjithë ju që jeni konsumatorë të kafesë:

Keni probleme me stomakun
Kafeja në të vërtetë ka një efekt laksativ. Lëshon një hormon që e bën stomakun tuaj të përshpejtojë aktivitetin në zorrën e trashë. Pirja e një sasie të madhe mund të çojë në jashtëqitje të shpeshta dhe madje deri në diarre. Nëse keni probleme me stomakun tuaj, është mirë të zvogëloni konsumin e kafesë.

Mund të ndiheni të lodhur ditën tjetër, pasi keni pirë kafe
Po, kafeja stimulon sistemin tuaj nervor për shkak të përmbajtjes së kafeinës dhe gjithashtu përmirëson performancën tuaj fizike me 11-12%. Por ka një anë të keqe. Adenozina, një element kimik që gjendet në kafe, së pari rritet dhe pastaj bie. Disa studime vunë re që pasi ta pini shumë, mund të ndiheni të lodhur dhe mund të ndiheni përgjumësh. Lodhja vjen menjëherë pas gatishmërisë, por nëse vazhdoni ta ngarkoni veten gjatë ditës, mund t’i shpëtoni këtij efekti.

Mund të keni ankth
Kafeina rrit përqendrimin duke bllokuar adenozinën që ju bën të ndiheni të lodhur. Por nëse keni doza të mëdha prej saj çdo ditë, mund të çojë në ankth dhe nervozizëm. Kafeja është një shkas për lëshimin e adrenalinës që mund të ndikojë në sjelljen tuaj. Nëse vini re se jeni të nervozuar, është mirë të përpiqeni të kontrolloni konsumimin e kafeinës.

Po përjetoni pagjumësi
Kafeina ju bën të qendroni zgjuar, por në të njëjtën kohë, ajo mund të ndikojë në gjumin tuaj. Studiuesit kanë treguar që një konsum i lartë i kafesë mund të rrisë sasinë e kohës që ju nevojitet për të fjetur. Pra ju flini më pak dhe lodheni më shumë gjatë ditës.

Ju keni rrahje të shpejta të zemrës
Efekti i shpejtë i rrahjeve të zemrës nuk shfaqet tek të gjithë, por është akoma mjaft i zakonshëm. Eshtë vërtetuar se kafeina mund të rrisë pulsin tuaj. Pirja e kafesë nuk rekomandohet për ata persona që kanë probleme me presionin e gjakut dhe me zemrën.

Metabolizmi juaj përshpejtohet dhe ju bëheni të varur
Kafeina është në thelb një suplement që djeg yndyrën. Studimet kanë treguar se ajo rrit metabolizmin tuaj me 3-11%. Sidoqoftë, është e rëndësishme të tregoheni të kujdesshëm, sepse disa njerëz janë jo-tolerantë ndaj kafesë dhe efektet negative janë shumë më të këqija se ato pozitive. Problemi është se ju mund të bëheni të varur nga kafeja dhe të ndaloni së piri ujë mjaftueshëm./neps.al 

6 Signs You Are Drinking Too Much Coffee

Lini një koment