6 ushqime dhe 6 arsye pse duhet t’i hani ato në mëngjes!
Cilat janë ushqimet më të mira për të nisur ditën tuaj?
Neps.al ju sjell më poshtë 6 sugjerime dhe 6 arsye bindëse njëkohësisht:
Vezë
Vezët janë të pasura në proteina dhe një sërë elementësh të tjerë të rëndësishëm. Ato gjithashtu ju ngopin dhe ju ndihmojnë kështu që të merrni më pak kalori.
Frutat e thata
Të shoqëruara me kos, tërshërë ose edhe qumësht, ato ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Bananet
Përmbajnë potasium, një elektrolit që ul presionin e gjakut natyralisht. Bananet janë një zgjedhje e mirë veçanërisht për personat që vuajnë nga hipertensioni.
Kanella
Antioksidantët që ka kanella, kanë veti antiinflamatore, çka ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Limoni
Uji me limon s’do të ishte keq për mëngjes. Limonët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, kalciumit, magnezit dhe potasiumit.
Shtrydhni ½ e limonit në 750 ml ujë, për një pjesë të mëngjesit tuaj të shkëlqyer.
Avokado
I pasur me yndyrna të shëndetshme dhe fibra, ky frut i shijshëm është një zgjedhje vërtet e mençur për mëngjes. Fantastike për t’u vendosur në krye të tostit tuaj me ose pa vezë./neps.al
Disa ushqime që të rriturit i konsumojnë me shumicë, mund të jenë vërtet të dëmshme për fëmijët tuaj. Mënyra e të ngrënit tek prindërit, transmetohet gradualisht edhe tek të vegjëlit tuaj. Pra rregulli i artë është se nëse doni...
Keni filluar ankoheni se nuk mbani mend se çfarë bëtë apo hëngrët dje? Ndryshimi fillon nga vetja, duke ndryshuar rutinën e gjërave të cilat kanë filluar të kthehen në të dëmshme. Çfarë duhet të bëni menjëherë? Filloni të merrni...
Pyesni këdo që t’ju thotë një frut të çuditshëm dhe do t’ju thonë bananet dhe kjo bazohet vetëm tek fakti që janë të verdha dhe shumë të buta. Por po të mësoni disa gjëra rreth tyre do të kuptoni...
Lini një koment