Sugjerojmë:

7 gabimet më të shpeshta që bëni në kuzhinë dhe që prishin shijen e gatimeve tuaja

Vetëm nëse ke bërë një shkollë kuzhine. Në të kundërt askush nuk pret që ti të jesh i pagabueshëm!

Për hir të së vërtetës janë disa gabime që ne i bëjmë shpesh në kuzhinë dhe nuk e kuptojmë diçka të tillë. Këto gabime jo vetëm që prishin shijen e gatimeve, por njëkohësisht dëmtojnë shëndetin tonë.

Ja disa prej tyre:

Ju e hapni shumë shpesh derën e sobës

Sigurisht është mirë ta hapni për të kontrolluar ushqimin, por nuk duhet ta hapni më shpesh sesa duhet. Kjo mund t’i bëjë ushqimet tuaja të lëngshme dhe madje i lë të pagatuara mirë.

Ju përdorni një thikë të pa prehur mirë

Të përdorësh një thikë të paprehur është e rrezikshme sepse të duhet të ushtrosh forcë, gjë e cila mund të përfundojë duke ju lënduar. Me një thikë të prehur mund të prisni më mirë, më lehtë dhe mund të ruani formën e ushqimit, pa e dëmtuar.

Nuk i ruani ushqimet ashtu siç duhet

Të përdorësh përbërës të freskët në gatim, nuk do ta bëjë recetën më të shijshme, por padyshim që do të ndihmojë. Ruajini ushqimet në frigorifer, larg ujit dhe të mbështjella me letër kuzhine mundësisht.

Nuk e provoni gjellën që po gatuani

Receta që po gatuani duhet të provohet hap pas hapi. Jo vetëm në fillim, ose jo vetëm në fund. Hap pas hapi!

Enët tuaja të gatimit janë të papastra

Të gatuash me enë të papastra ndikon në shijen e ushqimit. Tiganët nuk duhet të jenë të ciflosur më shumë sesa duhet dhe me yndyrë të tepërt tek bishti ose tek pjesa e poshtme. Këto dy elemente janë kancerogjene për shëndetin tonë.

Ju nuk i lexoni recetat vazhdimisht

Duhet t’i kushtoni rëndësi çdo detaji në recetë, çdo përbërësi, çdo hapi dhe mbi të gjitha çdo gramature.

Përdor të njëjtin vaj për të gjitha gatimet 

Disa receta duan vajin e tyre specifik. Nuk mund të përdorim vetëm vajin e lulediellit apo vetëm vajin e ullirit. Në listën tuaj duhet të jenë pjesë edhe vaji i kokosit, vaji i avokados, vaji ekstra i virgjër, etj./neps.al

Lini një koment