Sugjerojmë:

7 ushqimet më të mira për pastrimin e veshkave

Veshkat  luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e trupit dhe nëse nuk i mbajmë të shëndetshme, rrezikohemi nga sëmundje si pamjaftueshmëria e veshkave apo kanceri i veshkave. Funksioni primar dhe më i rëndësishëm i veshkave është të filtrojnë gjakun dhe të ekskretojnë mbetjet e lëngshme. Por ato bëjnë shumë më shumë se kaq.

Veshkat mbajnë në kontroll presionin e gjakut pasi kërkojnë një nivel optimal presioni për të bërë punën e tyre. Kjo do të thotë se veshkat janë në gjendje të rrisin ose zvogëlojnë presionin e gjakut përmes një hormoni të quajtur renin që ngushton enët e gjakut.

Veshkat kanë pastrimin si funksion të parë, kështu që nuk kanë nevojë për një detox të jashtëm të shtuar. E thënë kështu, ka disa mënyra për t’i ndihmuar veshkat për të bërë më mirë punën e tyre.

Ngrënia e shumë ushqimeve të shëndetshme dhe të qëndruarit të hidratuar është shumë e rëndësishme. Gjithashtu, janë disa perime e erëza që veshkat i adhurojnë dhe ato janë:

Hudhrat

Hudhrat kanë efekt mbrojtës tek veshkat dhe organet e tjera. Konsumi i rregullt i tyre ul përqëndrimin e plumbit dhe kadmiumit në veshka, zemër, mëlçi, shpretkë dhe qarkullimin e gjakut. Hudhra ka gjithashtu veti diuretike që ju ndihmojnë të eliminoni natriumin e tepërt nga trupi.

Jo vetëm kaq, alicina, përbërësi aktiv i hudhrës, ka veti anti-inflaamtore, antibakteriale dhe anti-fungale. Kjo do të thotë se mund të ndihmojë veshkat në pastrimin dhe filtrimin gjakut nga ‘pushtuesit’ e dëmshëm.

Shafrani i Indisë

Përbërësi aktiv i Shafranit të Indisë është kurkumin, i njohur për reduktimin e efekteve të molekulave anti-inflamatore dhe enzimave që shkaktojnë sëmundje kronike të veshkave. Kurkumini gjithashtu ndalon rritjen dhe përhapjen e mikrobeve duke lehtësuar procesin e filtrimit në veshka.

Ai përmban një sasi të lartë kaliumi i cili punon së bashku me natriumin për të rregulluar nivelet e lëngjeve në trup. Në rastet e sëmundjeve të veshkave, është e vështirë të arrihet balanca e kaliumit, kështu që pacientëve ndonjëherë u kërkohet ta limitojnë atë.

Xhinxheri

I njohur shumë në mjekësinë popullore, xhinxheri përmban një përbërës të quajtur gingerol, i cili ndalon përhapjen e baktereve. Mund të jetë i dobishëm në rastin e veshkave dhe mëlçisë së mbingarkuar. Gingerol është gjithashtu një element efektiv për të siguruar një tretje të mirë sepse redukton inflamacionin dhe dhimbjet e trupit.

Konsumi i rregullt i xhinxherit redukton komplikacionet në veshka tek njerëzit me diabet. Tek njerëzit e shëndetshëm, xhinxheri mund të parandalojë zhvillimin e diabetit.

Boronicat e kuqe

Boronicat e kuqe janë një frut i këndshëm dhe do ta shtoni me kënaqësi në dietnë tonë. Ato rekomandohen në raste të infeksioneve të fshikëzës pasi përmbajnë një nutrient të quajtur proanthocyanidin i tpit A, i cili ndalon bakteret të kalojnë në taktin urinar dhe veshka.

Personat me sëmundje të veshkave kanë një predispozitë më të madhe të infeksioneve të traktit urinar dhe boronicat e kuqe janë shumë të dobishme pasi janë të varfra në natrium, fosfor dhe kalium.

Rrënjë radhiqesh

Këto barishte të egra janë një mrekulli për shëndetin. Rrënja e tyre ka veti diuretike dhe ndihmon në pastrimin e veshkave dhe mëlçisë suaj. Ajo është përdorur për të trajtuar edhe verdhëzën, aknet dhe aneminë, si dhe çrregullime të veshkave dhe mëlçisë. Rrënja e lule radhiqeve është gjithashtu e dobishme në parandalimin e irritimit të traktit urinar.

Si ta konsumoni? Bëni një çaj me rrënjët e copëtuara. Lërini në ujë të vluar për 15 minuta, pastaj kullojeni dhe pijeni lëngun. Gjithashtu mund t’i hani rrënjët të gjalla ose të pjekura. Meqë rriten kudo, mund t’i mblidhni edhe në oborrin e shtëpisë suaj.

Majdanozi

Sa herë t’ju jepet mundësia, përdorni majdanoz në pjatat tuaj pasi përmban dy përbërës të rëndësishëm si apiol dhe myristicin, të cilët janë diuretikë natyralë. Ju mund të trajtoni edhe infeksionet urinare ose gurët në veshka me majdanoz.

Gjithashtu, majdanozi rekomandohet edhe për njerëz me diabet sepse ul sheqerin në gjak. Megjithatë, duhet të flsini me mjekun pasi ndonjëherë mund të ulë më shumë se ç’duhet normat e sheqerit në gjak.

Rrënjë selinoje

Rrënja e selinos i përmban të dyja, si kaliumin ashtu dhe natrium, gjithçka që u duhet veshkave për të bërë punën e tyre. Gjithashtu përmban shumë ujë duke rregulluar urinimin. Parandalon gjithashtu infeksionet bakteriale të veshkave dhe traktit urinar si dhe largon cistet e aparatit riprodhues. Megjithatë, për shkak të kaliumit, flisini me mjekun për përdorimin e rrënjës së selinos në rast se keni një sëmundje ekzistuese të veshkave.

Lini një koment