Sugjerojmë:

8 maska natyrale për t’i dhënë zgjidhje 8 problemeve më të zakonshme me fytyrën!

Neps ju propozon 8 maska me përbërës krejtësisht natyralë, për problematikat më të zakonshme me fytyrën.

Duke filluar nga poret, aknet, yndyra e tepërt apo rrudhat, maskat më poshtë kanë pak kosto, por efikasitet të lartë.

Ajo që duhet të bëni është të bashkoni të dy përbërësit në një enë, t’i trazoni mirë dhe i aplikoni në fytyrë. I mbani maksimumi për 15-20 minuta dhe më pas i shpëlani me ujë të vakët.

Këshillohet aplikimi i tyre dy herë në javë, për rezultate të mira.

Që fytyra juaj të shkëlqejë:
2 lugë gjelle kos+ 2 lugë gjelle lëng limoni

Për të luftuar aknet:
1 lugë çaji kanellë+ 2 lugë gjelle mjaltë

Për të shpëtuar nga fytyra e yndyrshme
1 lugë gjelle shafran+2 lugë gjelle xhel aloe vera

Kundër rrudhave
1 e bardhë veze+ 1 lugë gjelle xhel aloe vera

Kundër pikave të zeza
1 e bardhe veze+ 1 lugë gjelle lëng limoni

Për lëkurë të shëndetshme
¼ lugë gjelle shafran+ 1 lugë gjelle vaj kokosi

Maskë fytyre për natën
Lëngu i 1 domateje+ 2 lugë gjelle qumësht

Për pastrim të thellë poresh
2 lugë gjelle kos+1 lugë gjelle tërshërë/neps.al 

Lini një koment