8 mënyra efikase për mos t’i rikuperuar kilogramët e humbur
Ti mund t’i humbësh kilet e tepërta dhe njëkohësisht mos t’i rikuperosh ato. Shumë mendojnë se kjo e fundit është e pamundur, por në fakt nuk është e vërtetë.
Për këtë mjafton që disa zakone të thjeshta t’i kthejmë në stil jetese. Kështu ato do të japin rezultate të kënaqshme në terma afatgjatë.
8 pika të rëndësishme që duhet të keni paraysh në këtë drejtim janë:
Dieta ushqimore duhet të ketë plot proteina. Mos harroni frutat e thata. Më pak makarona me pana.
Pini shumë ujë. Shmangni pijet me gaz dhe alkoolin në maksimum. Mos e teproni në raste festash, pasi i gjithë mundi shkon dëm.
Duhet të ecni. Shmangni urbanin apo makinën për distancat e shkurtra. Ecni në këmbë ose përdoni një biçikletë.
Respektimin e orareve të ngrënies. Mos harroni minivaktet.
Konsumimi i frutave dhe perimeve të stinës. Asgjë jashtë stine.
Konsumimi njëherë në ditë i sallatës. Rekomandohet sallata jeshile, me rukola, lakra e bardhë dhe e kuqe, me domate dhe kastravec etj.
Pakësoni sa të mundeni yndyrën në gatim. Përdorni vajin e ullirit më shumë.
Përdorni bukën e thekrës dhe atë integrale, një fetë në ditë./neps.al
Squats janë një ndër ushtrimet më popullore sidomos tek vajzat. Ato realizohen kollaj në kushte shtëpie dhe janë tepër efektive, veçanërisht për muskujt glutealë. Por kujdes! Janë disa gabime që me gjasa i bëni shpesh gjatë squats. Kjo mund...
Miti më i madh që shumica e njerëzve vazhdojnë e besojnë, është se diçka e quajtur “dieta e përsosur” ekziston! Asnjë trup njerëzor nuk është i njëjtë dhe sigurisht një dietë e cila është e mirë për dikë, nuk...
Le të nisim një udhëtim 3-javor për të qendruar të shëndetshëm dhe pse jo, për të transformuar trupin tuaj dhe mënyrën e jetesës. Java 1 Dita 1 – Filloni me 5 minuta ecje të rregullt në mëngjes dhe në...
Lini një koment