Sugjerojmë:

9 arsye pse duhet të pini çaj nenexhiku

Çaji i nenexhikut është një mënyrë e freskët dhe e shijshme për të qëndruar të shëndetshëm, për të forcuar sistemin imunitar dhe për të reduktuar dhimbjet. Kjo është një bimë që fare mirë mund të kultivohet edhe në shtëpi, mjafton ta lini në zona me hije.

Gjethet e saj duhet të mblidhen në mëngjes, kur kanë edhe maksimumin e benefiteve për shëndetin. Komponenti ‘menthol’ i jep kësaj bime fuqi për të bërë mrekulli në organizmin tonë. Të thëna në mënyrë të përmbledhur, këto janë 9 arsyet pse duhet të pini një filxhan çaji nenexhiku në ditë.

  1. Qetëson çrregullimet në stomak.
  2. Përmirëson tretjen.
  3. Trajton problemet me erën e keqe të gojës.
  4. Lufton të ftohtin dhe gripin.
  5. Largon ethet.
  6. Përmirëson përqëndrimin dhe vetëdijen.
  7. Parandalon të vjellat.
  8. Redukton stresin.
  9. Promovon lëkurë dhe flokë të shëndetshëm.

*Megjithatë kujdes! Në rast shtatzënie apo mjekimi me medikamente të caktuara, duhet të bisedoni paraprakisht me mjekun tuaj!

Përgatitja: Thjesht vendosni gjethet në ujë të vluar, lërini disa minuta në infuzion dhe shijoni çajin tuaj!

Lini një koment