Sugjerojmë:

A duhet larë orizi para se të gatuhet?

Nënat dhe gjyshet tona me kujdes e zgjidhnin gjithmonë orizin para zierjes.

Por tani që e blejmë të paketuar mirë, na duket sikur kemi shpëtuar nga ky proces i rëndësishëm.

Njohësit e kulinarisë thonë që orizi nuk duhet larë kur planifikoni të përgatitni rizoto, sepse do të shpëlahet qulli i cili i jep strukturën kremoze.

Orizi duhet të lahet kur e blini të papaketuar, apo kur vëreni që është shumë i bardhë. Në prodhim kokrrat ndonjëherë përzihen me orizin e bluar, glukozë apo me shtojca të tjera në mënyrë që produkti të jetë sa më i bardhë.

Kini parasysh që mjafton orizin ta lani njëherë apo dy herë para zierjes. Uji në të cilin është zier orizi kurrë nuk do të jetë krejtësisht i pastër.

Lini një koment