Sugjerojmë:

Ja përse duhet të konsumoni të paktën një gllënjkë kafe në ditë

Lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e kafes:

Konsumimi i kafes ju ndihmon të jetoni më gjatë dhe ul risqet për vdekje të parakohshme.

Në studimin e realizuar prej më shumë se 10 vitesh, u morën në studim persona të cilët konsumonin një filxhan kafe në ditë, 2 deri në 8 filxhan kafeje në ditë si dhe personat që preferonin kafe dekafeinato.

Rreth 500,000 persona, u përgjigjën pyetjeve në lidhje me konsumimin e kafesë, konsumimit të alkoolit dhe duhanit, apo gjendjes shëndetësore.

Gjatë studimit 10 vjeçar, rreth 14,200 persona humbën jetën. Studiuesit dolën në konkluzionin se konsumimi i kafeinës, ndikon në nivelin e jetëgjatësisë së një personi. Ndaj duhet pasur kujdes me sasinë e kafesë që konsumoni.

Personat që konsumojnë një filxhan kafe në ditë kanë një rrisk prej 8% për të përjetuar vdekjen e parakohshme, ndërsa 16 % për të gjithë ata që konsumonin 2-8 filxhan kafeje në ditë.

Gjithashtu, përfitimet më të mëdha nga konsumi i kafes shihen në rrezikun e reduktuar të mëlcisë, përfshirë kancerin. Sidoqoftë, studiuesit e universitetit të Sauthemptonit, nuk janë në gjendje të konfirmojnë se është sasia e konsumuar e kafesë ajo që bën dallimin. Faktorë si mosha, pirja apo jo e duhanit, ushtrimet fizike etj mund të kenë ndikim. Sidoqoftë, përfundimet janë në një linjë me disa studime të tjera të kohëve të fundit sipas të cilave, pirja e kafesë nuk shkakton probleme.

Sakaq, rekomandohet që gratë shtatzëna të mos konsumojnë më shumë se 200 mg kafeinë në ditë, ose dy filxhana kafeje ekspres, sepse një sasi më e madhe mund të shkaktonte probleme. Për të rriturit e tjerë, një sasi e moderuar kafeje, është e barabartë me 400 mg në ditë, ose tre deri në katër filxhanë kafeje.

Lini një koment