Sugjerojmë:

Aknet e mia u zhdukën vetëm pasi braktisa këto ushqime

Ashtu si pjesa më e madhe e njerëzve, në adoleshencën time u përballa me aknet. Kur isha 13 vjeç mendoja se puçrrat e kuqe me maja të bardha ishin diçka e moshës dhe do të largoheshin me kalimin e kohës.

Shumë shpejt erdhi mosha 25-vjeçare dhe aknet e mia ishin më keq se kurrë. Ishin gjithashtu të dhimbshme dhe asnjë krem, trajtim apo dhe recetë e dhënë nga mjeku nuk m’i largoi dot. Kur dilja nga shtëpia e lyeja fytyrën me dermablend (korrektor që përdoret për të mbuluar tatuazhet), për të mos u ndier keq dhe kur flija në shtëpinë e të dashurit nuk e hiqja make up-in.

Pas më shumë se një dekade me lëkurë problematike, isha gati të provoja çdo zgjidhje që mund të funksiononte. Kështu që kur lexova për vajza që e kishin pastruar fytyrën e tyre duke ndryshuar dietën, isha e vendosur ta provoja.

Mendoja se kurrë nuk do të kisha një lëkurë të pastër

Produktet e bulmetit dhe ato me glicemi të lartë ( makaronat dhe buka e bardhë) kanë tendencën të përkeqësojnë aknet në lëkurat e prirura të formojnë akne. Prandaj, vendosa të ndërpres glutenin, bulmetin, sheqerin e rafinuar për të ndryshuar totalisht bazat e mia.

Ky ishte sigurisht një ndryshim i madh për mua sepse deri në atë kohë dieta ime përbëhej kryesisht nga sheqeri, gluteni dhe bulmeti. (Mëngjesi im tipik ishte një muffin dhe një qumësht caramel, kurse drekat ishin fast-food ose shërbim delivery.) Perimet nuk bënin pjesë në këtë kornizë.

Pothuajse menjëherë pas ndërprerjes së sheqerit, bulmetit dhe glutenit nga dieta, vura re një ndryshim të madh në mënyrën se si ndihesha. Kisha më shumë energji se më parë, isha më e fokusuar në punë, kisha më shumë vetëbesim dhe lëkura filloi të më ndryshonte. Pak nga pak, puçrrat u larguan dhe nuk u kthyen më kurrë.

Brenda gjashtë muajve ndjeva se kisha një lëkurë komplet ndryshe. Dhe mbas një viti, çehrja ime ishte e qetë, me shkëlqim dhe pa asnjë lloj imperfeksioni. Përveç disa puçrave gjatë periodave, kisha një lëkurë të pastër—diçka të cilën nuk e kisha imagjinuar se do ta thosha ndonjëherë.

Kufizimet e ushqimit më detyruan të bëhesha kreative

Kur venosa të ndryshoj dietën time, mbaja shënim çdo gjë që haja në mënyrë që të më vinte në ndihmë për të bërë lidhjen mes asaj që haja dhe mënyrës se si dukej apo ndihej lëkura ime. Ja se si ishte regjimi i një dite normale parë mua:

Mëngjesi: Një filxhan kafe me qumësht bajamesh të paëmbëlsuar dhe një smoothie me spinaq, lakër kale, banane dhe fruta pylli. Smoothien e merrja me vete për ta pirë kur mbërrija në zyrë.

Dreka: Sallatë jeshile me proteina si pulë apo peshk.

Darka: Darka ishte shumë e thjeshtë, zakonisht një vakt perimesh dhe një proteinë e ligët (p.sh oriz me lulelakër dhe pulë).

Provoja ëmbëlsira si cheesecake me arra cashew dhe muffins me çokollatë të cilat janë shumë të shijshme dhe të përshtatshme për dietën time të re. Kështu e fillova blobun ‘Vibrant and Pure’.

Ju mund të mendoni se të gatuash pa këto tre ushqime kryesore është kufizuese, por në të vërtetë kjo gjë më hapi dyert për t’u bërë shumë kreative. Kam zbuluar pasionin tim për të zhvilluar receta dhe për të krijuar ushqime të bukura e të shëndetshme si tosti unicorn, i cili u bë menjëherë viral.

U bënë gati tre vjet që kam bërë këtë ndryshim në dietë dhe jam shumë e lumtur që e kam bërë.

Ende jam duke mësuar se çfarë ka ndikim në lëkurën time dhe mund ta them brenda ditës nëse kam ngrënë diçka me përbërës që mund ta irritojnë atë. /Historia e Adeline Waugh për Women’s Health/

Lini një koment