Sugjerojmë:

Arsyeja pse kolagjenin duhet ta pimë, në vend që ta aplikojmë në lëkurën tonë

Plakja është diçka me të cilën shumica prej nesh nuk pajtohen, por duam s’duam ajo vihet re menjëherë në lëkurën tonë.

Të gjithë ne përpiqemi ta sjellim lëkurën tonë “në jetë” duke blerë hidratues, maska dhe serume të pasura me kolagjen (proteina përgjegjëse për mbajtjen e lëkurës sonë të tërhequr dhe me shkëlqim).

Problemi është se kolagjeni i hidrolizuar, nuk depërton në lëkurë deri në atë pikë sa do ta ndihmonte atë të lidhet me proteina të tjera dhe të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Pra, mënyra më e mirë për të “shpëtuar” nga plakja është marrja e suplementeve. Sipas studimit, marrja e kolagjenit të hidrolizuar mund të ngadalësojë plakjen me 27%, të përmirësojë shëndetin e kockave, të forcojë masën e muskujve, të parandalojë humbjen e kockave dhe të osteoporozës dhe të lehtësojë dhimbjet e nyjeve./neps.al 

Lini një koment