Sugjerojmë:

Avokado, vezë e salmon

Avokado, vezë e salmon

Koha e përgatitjes: 3 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Nëse mëngjesi anglez është pasioni juaj, receta me avokado, vezë e salmon, do t’ju bëjë për vete që me kafshatën e parë. Veza tradicionale në tigan vjen e ripërpunuar në një variant me shije ekzotike duke u shërbyer në lëkurën e avokados.

Ingredientët

  • 2 avokado
  • 90 gr salmon i tymosur
  • 1 lime
  • 4 vezë mesatare
  • 6 dega bar qepe
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper rozë kokërr

Udhëzimet

1

Grini lëkurën e limes dhe vendoseni në një enë. Grini barin e qepës dhe lëreni mënjanë. Ndani përgjysmë avokadot, hiquni bërthamat, prituni tulin me anë të një thike dhe hiquani me anë të një luge.

2

Mbi çdo gjysmë avokado vendosni një fetë salmon të tymosur, hidhni kripë, piper dhe lëkurën e limes që keni grirë. Më pas përgatisni vezët: nxehni pak vaj ullri në një tigan, hidhni vezët me kujdes, gatuajini për 2-3 minuta, më pas me ndihmën e një luge vendosini mbi avokado.

3

Në fund hidhuni piper rozë, aromatizojini me barin e qepës dhe shërbejini menjëherë.

Lini një koment