Sugjerojmë:

Avokadot turshi janë gjëja më e shijshme që do keni provuar dhe u bëkan fare thjeshtë

Koha e përgatitjes: 30 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 1/2 filxhan uthull
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1 lugë gjelle me fara mustarde
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1/2 lugë çaji kokrra piperi të zi
  • 1-2 avokado të forta

Udhëzimet

1

Në një tenxhere hidhni së bashku uthullën, një filxhan me ujë, kripën, farat e mustardës, sheqerin dhe piperin kokërr. Lëreni të zijejë përzierjen me nxehtësi mesatare deri sa sheqeri dhe kripa të shpërbëhen dhe pastaj lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës, për rreth 20 minuta.

2

Pastaj në një kavanoz vendosni fetat e prera të avokados dhe mbulojeni me ujin e kripur që përgatitet.

3

Lereni ashtu minimalisht 1 orë deri në një muaj dhe më pas do i keni gati për t’i shijuar avokadot turshi.

Lini një koment