Sugjerojmë:

Biskota me portokall dhe kanellë, ide e mirë për mëngjes

Falë përbërësve aromatikë dhe prezencës së mjaltit mes tyre, biskotat me portokall e kanellë janë perfekte për mëngjeset, një ide e shkëlqyer për dhuratë ose për të personalizuar tavolinën. Provoni t’i kombinoni me qumësht dhe çaj, do t’ju shijojnë vërtet.

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 100 gr gjalpë
  • 60 ml qumësht
  • 2 vezë
  • 1 lugë kafeje kanellë
  • Tuli dhe lëkura e gjysmë portokalli
  • 1 lugë kafeje maja për ëmbëlsira
  • 1 lugë kafeje sodë buke

Përgatitja:

  1. Lani dhe tani portokajt, grini lëkurën e limonit dhe shtrydhni lëngun.
  2. Hidhni vezët në një tas dhe më pas shtoni mjaltin, kanellën dhe sodën e bukës. Përziejini me pirun ose rrahës elektrik derisa të merrni një përzierje të bardhë dhe shkumoze.
  3. Shtoni gjalpin e zbutur në copa dhe vazhdoni t’i përzieni, më pas shtoni lëngun dhe lëkurën e portokallit, shtoni edhe majanë e miellin derisa të merrni një brumë të konsoliduar. Mbulojeni me pëlhurë pambuku dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta.
  4. Ndërkohë parangrohni furrën në 160 gradë celsius. Hapni brumin me nje pëtëz dhe realizoni biskota me formën e dëshiruar.

Lini një koment