Sugjerojmë:

Brokoli dhe lulelakër në tavë me beshamel

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
2 persona
Kalori:
237
1 lulelakër
1 brokoli
150 gram djathë emental (me feta të holla)
3 lugë gjelle parmigiano i grirë imët
Për beshamelin: 60 gram gjalpë
60 gram miell
60 ml qumësht
Arrë moskat
Kripë dhe piper i zi

Vendosim lulelakrën në avull për 15 minuta ose në zierje për 5-6 minuta të ndara në lule të mëdha.

Brokolin e lëmë 3 minuta më pak.

Në një tenxhere shtojmë gjalpin, miellin. Shtojmë gradualisht qumështin e ngrohtë duke e trazuar vazhdimisht derisa të na formohet salca beshamel jo shumë e trashë. Shtojmë kripë, piper dhe arrëmoskat.

Në një tepsi fillimisht spërkasim 2-3 lugë beshamel. Vendosim lulelakrën dhe brokolin të alternuar.

E spërkasim me pak kripë. E mbulojmë me feta djathi emental e më pas me beshamel.

E spërkatim me parmigiano dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 15 minuta. Ju bëftë mirë!

Komento