Sugjerojmë:

Brokoli në furrë me vezë dhe majonezë

2 gota e gjysmë brokoli
2 vezë
1/2 filxhan çaji bukë (tulin, e copëtuar)
1/4 filxhan çaji qepë (të grira)
1/4 filxhan çaji majonezë
1 filxhan çaji djathë Cheddar
1 lugë çaji lëkurë limoni
1/2 lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji piper i zi

Hidheni brokolin në një tenxhere me ujë dhe vendoseni në zjarr të ziejë për rreth 5 minuta.
Më pas shpëlajini me ujë të ftohtë.
Shtoni vezët dhe bukën e copëtuar në një tas të madh dhe përzijini mirë që të kombinohen plotësisht.
Hidhni më pas qepën, majonezën, djathin, lëngun e limonit, pak kripë dhe piper të zi.
Shtoni brokolin e gatuar dhe përzijeini mirë të gjithë përbërësit.
Mbushni format e kifleve me masën e përgatitur .
Vendosini në furrë të piqen për rreth 25 minuta në temperaturën 175 gradë.

Lini një koment