Sugjerojmë:

Brusketa me djathë dhie e fruta të thata

5 hurma arabie
3 kajsi të thata
200 gr djathë dhie i butë
20 gr rrush i thatë
20 gr fistikë
4 feta bukë të zezë
Kripë, piper

1.Punoni djathin në mënyrë që të bëhet më kremoz. Hiquni bërthamat hurmave arabe dhe grijini së bashku me kajsitë.
2.Vendosni rrushin e thatë në ujë të ngrohtë për 10 minuta. Hidhni fistikët në një tenxhere me ujë që vlon. Pas një minuti, qërojini, hiquni lëkurën dhe grijini, duke i ruajtur disa mënjanë.
3.Shtoni djathin e dhisë në një tas, shtoni frutat e grira, pak kripë e piper, më pas përziejini mirë. Hidheni përzierjen në disa forma ‘muffin’ ose tasa të vegjël për t’u dhënë formën si në foto. Lërini në frigorifer për 3-4 orë.
4.Prisni në forma katrore fetat e bukës. Mbi to vendosni me kujdes përzierjet e djathit. Në qendër të secilës spërkatni disa nga fistikët e grirë që kishim hequr mënjanë.

Lini një koment