Sugjerojmë:

Brusketa me salcë hudhrash dhe mocarela

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
½ filxhan me gjalpë të shkrirë
2 thelpi hudhër të grira imët
1 bukë e bardhë për brusketa
2 filxhanë me djathë mocarela të grirë imët
2 lugë çaji majdanoz të freskët

Parangrohni furrën në 200 gradë.

Në një tas bashkoni gjalpin, hudhrat me një mikser dore.

Bukën e bardhë e ndani në 8 pjesë të vogla.

I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

Sipër i lyeni fetat e bukës me salcën që përgatitët.

I spërkasni me mozzarella dhe majdanoz.

I piqni për 15-20 minuta derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.

Ju bëftë mirë!

Komento