Sugjerojmë:

Bukë me fiq të thatë dhe arra

Bukë me fiq të thatë dhe arra

Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Një recetë që do të surprizojë të ftuarit ose familjarët tuaj të mbledhur rreth tryezës.

Ingredientët

  • 1 kg miell tip 1
  • 650 gr ujë
  • 300 gram maja e freskët
  • 40 gram mjaltë (preferohet portokalli)
  • 20 gram kripë
  • Për mbushjen:
  • 150 gram arra
  • 300 gram fiq të thatë
  • Pak verë e ëmbël

Udhëzimet

1

Sitni miellin në formën e një vullkani dhe në qendër shtoni majanë e shkrirë në ujë të ngrohtë. Shtoni mjaltin dhe kripën dhe ujin dhe punojeni brumin derisa të përftoni një masë konsistente dhe elastike.

2

Hidheni masën në një tas të lyer me pak vaj, mbulojeni me një pecetë dhe lëreni të vijë derisa të dyfishojë volumin.

3

Prisni fiqtë në copa

4

Lërini fiqtë në verë të ëmbël të zbuten pak.

5

Prisni thelpinjtë e arrive përgjysmë. Vendoseni brumin mbi një sipërfaqe të spërkatur me miell dhe ndajeni në dy pjesë të barabarta. Pastaj hapini pjesët në formë drejtkëndëshi dhe mbi secilin prej tyre përhapni fiq të zbutur dhe arra.

6

Vendosini në krah të njëra tjetrës copat e brumit dhe nisni rrotulllimin si në figurë për t’i dhënë formë bukës. Vendoseni në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje dhe lëreni të vijë edhe për 30 minuta e mbuluar me një leckë.

7

Pastaj piqeni bukën në një furrë të nxehur në 190 gradë përreth 50 minuta

Lini një koment