Sugjerojmë:

Bukë me mocarela

250 gr miell
7 gr maja
2 lugë gjelle sheqer
1/2 lugë çaji kripë
3 lugë gjalpë i shkrirë
125 ml qumësht i ngrohtë
1 vezë e tundur
Miell për ngjeshje nëse është e nevojshme
250 gr mocarela
Për pastën e hudhrës:
2 lugë gjalpë
1 thelpi hudhër
1 qepë e njomë
Pak kripë

1.Në një enë hidhni përbërësit për brumin pa mocarelën, përzijini mirë deri sa të formohet një masë homogjene brumi i butë.

2.Hidheni brumin në një hapësirë me pak miell dhe ngjesheni me dorë.

3.Lëreni brumin të vijë pak dhe më pas hapeni sërish me dorë në formë rrumbullake.

4.Me anë të prerëse brumi krijoni në mënyrë të rregullt disa prerje tek brumi që mund të jenë në katrorë të vegjël në mënyrë që të futen mes ndarjeve copat e mocarelës.

5.Ndërkohë përgatisni salcën e hudhrës duke përzierë në një enë përbërësit.

6.Hidheni salcën e krijuar sipër brumit dhe sigurohuni të futet edhe në çarjet që kemi krijuar.

7.Pasi mbaroni me salcën hidhni sipër mocarelën e prerë në copa të barabarta duke e vendosur mes të çarave të brumit.

8.Shtoni pak borzilok sipër dhe futeni në 200 gradë C për rreth 20 -25 minuta.

Receta nga: lumas_kitchen

Lini një koment