Bukë me vete në punë! Si t’ia dalësh çdo ditë me ndihmën e këtij aplikacioni

Jo vetëm lloji i punës që bëjmë!

Edhe mënyra sesi ushqehemi gjatë punës, ku kalojmë një pjesë jo të vogël të ditës, ndikon jashtë mase shumë në shëndetin tonë. Një ushqyerje e keqe do të përkthehet në lodhje, pagjumësi, mungesë energjie në punë, shtim peshe etj. Me gjasa askush nuk i do këto efekte anësore apo jo?

Atëherë si t’ia bëni që çdo ditë të ushqeheni ashtu siç duhet, me ushqime të ngrohta, plot shije të mirë dhe të freskëta?

Nëse jeton në Tiranë, je në artikullin e duhur.

Sikurse çdo aplikacion tjetër që ke shkarkuar në telefon, kësaj radhe është koha të shkarkosh një aplikacion shqiptar që e çon në një tjetër nivelin kulturën e të porositurit në restorante. Aplikacioni quhet SnapFood. Shkarkohet falas dhe nuk zë shumë memorie në telefonin tënd. Duhet të regjistrohesh me disa të dhëna të përgjithshme.

Pasi i ke kaluar të gjitha hapat, do të njihesh me restorantet më të mira të kryeqytetit.

Secila ka menunë me çmimet përkatëse. Për çfarë të ka shkuar mendja këtë drekë? Për supë, sallatë, picë, makarona, rizoto etj? Zgjidh çfarë dëshiron me një klik dhe jepi “Përfundo porosinë”.

Ushqimi do të bëhet gati nga shefat më të mirë të kuzhinës dhe do të vijë tek ty brenda një kohe të shkurtër e konform të gjitha standardeve.

Po kaq e thjeshtë! Provoje dhe ndaje eksperiencën me miqtë e tu./neps.al 

Lini një koment