Sugjerojmë:

Bukë si kjo me banane, çokollatë dhe lajthi nuk keni ngrënë asnjëherë!

3 banane të pjekura
2 lugë gjelle shurup panje
3 vezë të mëdha
1 lugë ekstrakt vanilje
2 filxhanë miell lajthie
2 lugë kanellë
1/2 filxhan çokollatë pa qumësht
1 lugë sodë buke
Lajthi 1/4 filxhan, të grimcuar
1 lugë pluhur kakao
1/4 lugë kripë

1.Ngrohni furrën në 180 gradë C.
2.Spruconi lehtë me gjalpë një tavë dhe vendoseni mënjanë.
3.Në një tas të madh shtypni bananen duke përdorur një pirun.
4.Shtoni vezët, shurupin e panjës dhe vaniljen dhe përziejini derisa të kombinohen mirë.
5.Shtoni miellin e lajthisë, kanellën, sodën e bukës dhe kripën e detit dhe përziejini derisa të gjithë përbërësit të përfshihen plotësisht.
6.Ndani brumin e përgatitur dhe hidheni gjysmën në një tas të veçantë.
7.Përzieni pluhurin e kakaos në gjysmën e ndarë.
8.Derdhni gjysmën e brumit në tavën e përgatitur dhe më pas hidhni gjysmën tjetër me ngadalë.
9.Piqeni për 45 minuta derisa të ketë marrë ngjyrë kafe të artë.
10.Nxirreni nga furra bukën e përgatitur dhe shkrini çokollatën në mikrovalë ose sipër sobës në nxehtësi të ulët.
11.Përzijeni shpesh nëse përdorni metodën e sobës për të mos u djegur.
12.Pasi çokollata ka shkrirë hidheni sipër bukës dhe shtoni sipër lajthitë e copëtuara.
13.Ndajeni në feta dhe e keni gati për ta shërbyer!

Lini një koment