Sugjerojmë:

Burani me presh

1.5 kg presh
1 kokërr qepë
250 gram mish i grirë
1 lugë gjelle salcë
2 gjethe dafine
3 lugë gjelle oriz
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri

1.Në një tigan të thellë me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë hollë, shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të ndryshojë ngjyrë.

2.Shtojmë preshët të prerë pjerrtas me gjatësi 3cm. Pasi të ulin volumin e tyre shtojmë salcën e holluar me pak ujë, shtojmë kripën, piper të zi dhe dafinë.

3.Shtojmë në fund ujë baraz me nivelin e preshëve pasi preshët do të nxjerin lëngun e tyre. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë për 10 minuta.

4.Shpëlajmë orizin dhe e shtojmë tek preshi, i mbulojmë përsëri dhe i lemë të ziejnë së bashku për 12 – 14 minuta.

5.E shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur.

Lini një koment