Sugjerojmë:

Byreçka me pulë dhe fasule të zeza të skuqura në tigan

Ingredientët

  • Për byreçkat:
  • 4 peta byreku të prera në 4-sh
  • ½ gjoks pule e zier dhe e bërë fije-fije**
  • 2 lugë gjelle fasule të zeza të ziera e shtypura*
  • 1 lugë çaji kumin pluhur
  • Vaj luledielli për skuqje
  • Për fileton e pulës**:
  • ½ gjoks pule me gjithë kocke e lëkurë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 karotë
  • ½ qepë e paprerë
  • 1 degë selino
  • Për fasulet e zeza:
  • 1 kupë fasule të zeza të thara
  • 1 lugë gjelle pluhur qepe
  • ½ lugë gjelle hudhër pluhur
  • ½ lugë gjelle kumin pluhur
  • 1 majë luge cardamom pluhur
  • 1 lugë gjelle piper i kuq
  • ½ lugë gjelle kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 litër ujë

Udhëzimet

1

Fillimisht zieni fasulet e zeza duke i hedhur në tenxhere me presion të gjithë përbërësit dhe zgjidhni programin për fasule. Pasi të jenë zier, ziejini edhe 10 minuta me kapak hapur në mënyrë që të trashen dhe të zbuten tërësisht.

2

Zieni fileton e pulës në shumë ujë sëbashku me perimet.

3

Lëngun më pas mund ta ripërdorni për supë. Pasi të jetë zier, e lëmë të ftohet dhe e bëjmë fije-fije.

4

Tani për byreçkat, fileton e pulës të bërë fije-fije e trazojmë me kuminin pluhur dhe I shtojmë edhe 1 lugë gjelle fasule, i trazojmë mirë.

5

Marrim një petë dhe e vëmë diagonal si në foto.

6

Vendosim ½ lugë gjelle nga mbushja dhe lagim mirë anët e petës.

7

E rrotullojmë petën si rollo dhe pasi t’i kemi rrotulluar të gjitha i skuqim për disa sekonda në vaj shumë të nxehtë

8

I shoqërojmë me salcë të ëmbël ose pikante sipas deshires.

Lini një koment