Byrek i shijshëm në tigan me djathë e majdanoz

Byrek i shijshëm në tigan me djathë e majdanoz

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ia vlen ta provoni për shijen dhe prakticitetin që ka në përgatitje!

Ingredientët

  • 2 vezë
  • 50 gram djathë i bardhë
  • 50 gram djathë çedar të grirë imët
  • 1 gotë qumësht
  • 2-3 lugë gjelle majdanoz të grirë imët
  • 1 lugë kafe piper i kuq
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 3 1/2 gota miell
  • Vaj për skuqje

Udhëzimet

1

Në një tas vendosim 2 vezë të plota. Shtojmë djathin e barrdhë të thërrmuar dhe djathin çedar të grirë në rende, 1 gotë qumësht, majdanoz të grirë imët, piperin e kuq dhe kripë.

2

I përziejmë të gjithë përbërësit në tas. Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës dhe e përziejmë derisa të formohet një brumë i fortë si brum byreku.

3

E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë pak. Ndajmë brumin në dy kulaçë dhe e ngjeshim atë me duar derisa ti japim një formë të rrumbullakët me thellësi 0.5 cm dhe me rreze 20 cm.

4

E ndajmë këtë petë në 8 pjesë siç ndajmë picën.

5

Vendosim në tigan 1 filxhan çaji me vaj për t’u ngrohur dhe vendosim copat i skuqim nga 5 minuta nga secila anë, derisa të marrin ngjyrë të artë të errët. I shërbejmë të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta dhe foto marrë nga: shqiptarja.com Realizuar më parë nga kuzhinierja e njohur Zonja Vjollca

Lini një koment