Sugjerojmë:

Byrek trekëndësh me lakër dhe djathë

Byrek trekëndësh me lakër dhe djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 1 petë sfoliatë
  • 1/2 lakër e bardhë mesatare
  • 1 qepë
  • 2- 3 karota (mesatare)
  • 1 spec pikant
  • 3 lugë gjelle uthull vere
  • 1 degë selino (me gjethe)
  • 70 ml vaj
  • 200 gram djathë i bardhë
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Në një tigan me pak vaj kaurdisim qepën të grirë hollë dhe shtojmë lakrën e grirë. E përziejmë së bashku derisa lakra të ulë volumin e saj.

2

Rregullojmë shijen me kripë. Grijmë karotat hollë dhe i shtojmë te lakra, shtojmë pak spec pikant, vazhdojmë përzierjen dhe në fund shtojmë selinonë të prerë hollë bashkë me gjethet e saj.

3

E lëmë për pak minuta në zjarr dhe më pas e shuajmë me 3 lugë gjelle uthull vere.

4

E largojmë tiganin dhe transferojmë perimet gjysmë të gatuara në një enë që të ftohen.

5

Shtojmë djathin e thërrmuar, piperin e zi dhe e përziejmë mbushjen duke e lënë mënjanë.

6

Petën sfoliatë e hapim pak fare, e presim në katrorë me brinjë 12-15 cm.

7

Vendosim nga një lugë mbushje në qendër të çdo katrori, bashkojmë copat duke i lagur pak me ujë dhe duke i shtypur me pirun. Ju bëftë mirë!

8

Kështu formojmë trekëndëshat. Një variant tjetër i po këtij byreku është forma e një strudeli të mbushur me lakër, perime dhe djathë. E pjekim në temperaturë 200 gradë Celsius, për 15-20 minuta.

Shënime

Receta marrë nga: shqiptarja.com

Lini një koment