Çaj dafine me kanellë për një rënie të shëndetshme nga pesha
Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha. Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat. Dafina nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.
Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.
Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:
1 litër ujë
1 lugë çaji me kanellë pluhur
6 gjethe dafine
1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës.
Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta.
Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë.
Kullojeni dhe servireni çajin në filxhan duke e ëmbëlsuar (ose jo) me mjaltë. Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës.
Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht
Kujdes! Kjo kurë nuk premton mrekullira por nëse konsumohet rregullisht ofron rezultate shumë të mira.
Shumë prej nesh janë në një marrëdhëie serioze me sheqerin dhe ashtu si pjesa më e madhe e romancave, edhe kjo ka problemet e veta. Nga rritja e glukozës në gjak tek rritja e rezistencës ndaj insulinës, sheqeri mund...
Ka shumë dieta për humbje peshe . Disa fokusohen në reduktimin e oreksit tuaj, ndërsa të tjerët përqëndrohen në kufizimin e kalorive, karbohidrateve ose yndyrnave. Meqenëse të gjitha pretendojnë të jenë dieta “më e mirë”, mund të jetë e...
Ushqim i shëndetshëm është çdo ushqim që kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të trupit tuaj. Me fjalë të tjera, çfarë i jep trupit tuaj fuqinë për të realizuar jetën e përditshme. Pra janë pikërisht përzierjet e yndyrës, proteinave, karbohidrateve,...
Lini një koment