Çaj detoksikues me mjaltë e kanellë. Largon menjëherë ndjesinë e fryrjes!
Ky çaj përgatitet kollaj. Mjaftojnë dy përbërës që në rast se nuk i keni në kuzhinë, mund t’i blini në marketin më të afërt pasi nuk kushtojnë aspak. Bëhet fjalë për gjethet e dafinës dhe kanellën që në kombinim me njëra tjetrën, kanë aftësinë të largojnë brenda pak kohësh ndjesinë e fryrjes së barkut.
Çfarë ju duhet:
2 litra ujë
10 shkopinj kanellë
20 gjethe dafinë
Udhëzime:
Lani shkopinjtë e kanellës dhe gjethet e dafinës mirë.
Vendosni ujin në një tenxhere të ziejë. Sapo të marrë një valë shtoni shkopinjtë e kanellës dhe pas disa minutash shtoni gjethet e dafinës.
I lini të ziejnë për 30-35 minuta.
E lini çajin të ftohet dhe më pas e kulloni.
Shijojeni të ngrohtë dhe pa ëmbëlsues (pa sheqer ose mjaltë), në mëngjes esëll dhe pas çdo vakti.
Pas vetëm 1 muaji do të shihni rezultate të mira me barkun tuaj!/neps.al
Ke filluar dietën? Kërkon të mbash një regjim të “rreptë” ushqimor për 1, 2, 3 muaj ose deri në përjetësi? Fatkeqësisht disa ushqime janë të ndaluara për ty gjatë kësaj periudhe. Cilat janë ato? Neps.al i rendit më poshtë...
Për të shtuar disa kilogramë duhet një regjim ushqimor i pasur jo vetëm në kalori, por edhe në vlera ushqyese si: vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë. Mos prisni të shëndosheni brenda javës. Qëllimi është të shtojmë 0,5 – 1...
Yndyrnat dhe i gjithë dhjami i barkut grumbullohet rreth mëlçisë, pankreasit dhe zorrëve. E gjitha kjo luan një rol të rëndësishëm tek hormonet tona dhe madje rrit rrezikun e të prekurit nga diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës...
Lini një koment