Sugjerojmë:

Çajra të ftohtë me frutat e frigoriferit

Çajrat janë një prej pijeve më të preferuara gjatë dimrit për t’u ngrohur pak pas një dite të ftohtë. Por këto pije janë gjithashtu të shkëlqyera edhe në pranverë e verë në variantin e çajit të ftohtë.

Me frutat e sezonit të pranverës mund të përgatiten çajra të ftohtë detox, perfekte për organizmin. Janë ideale për të hidratuar trupin dhe për mirëqenien tonë.

Ja  cilat janë çajrat më të mirë të pranverës të cilat mund t’i shijoni me miqtë tuaj në verandë ose kopsht.

Çaj me kastravec

Një përbërës i lidhur gjithmonë me freskinë, kastraveci, është i shkëlqyer për të përgatitur një pije të ftohtë. Si fillim përgatitet, më pas vendoset në frigorifer. Merrni tre lugë gjelle feta kastraveci, vendosini në ujë të vluar, lërini në infuzion për 5 minuta dhe më pas lëreni çajin në temperaturën e ambientit para se ta fusni në frigorifer.

Çaj i ftohtë me mente

Çajrat e ftohtë janë shumë të thjeshtë për t’u përgatitur. Për atë me mente, pasi të keni përgatitur infuzionin, mund të shtoni gjethe të freskëta menteje për një shije të shtuar dhe më të freskët. Edhe nëse përgatisni një infuzion me frutin e dardhës, mentja kombinohet shumë mirë me këtë shije.

Çaj i ftohtë me mollë

Çajit me mollë shpesh i shtohet edhe xhinxher ose kanellë dhe preferohet shumë në muajit e ftohtë. Por mund të përgatitet edhe me mollë të freskëta në versionin pranveror për një shije të pasur e të plotë.

Çaj i ftohtë me kivi

Kivi-t janë ideale për të përmbyllur një drekë ose një darkë me diçka të ëmbël e të lehtë. Edhe çajrat e luajnë mirë këtë funksion dhe çaji  ftohtë me kivi e pak limon është një ilcaç kundra motit të nxehtë.

Çaj me ananas

Ananasi është ideal për djegien e yndyrave dhe mund të përdoret edhe si një ingredient për çajrat tuaj të ftohtë që u shërbeni miqve dhe të afërmve. Zieni një litër ujë dhe vendosni në të disa feta të trasha ananasi. Lëreni derisa të avullojë gjysma e ujit dhe pijeni gjatë gjithë ditës./neps.al

Lini një koment