Sugjerojmë:

Çfarë do të thotë një mëngjes i mirë? Omëletë me spinaq, fara chia dhe spirulina

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. I jep organizmit tonë nutrientët për të dhënë maksimumin gjatë ditës. Për këtë arsye, është e rëndësishme të hamë një mëngjes të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Si mendoni t’i shtojmë këtij vakti benefitet e farave chia dhe algave spirulina duke i bashkuar në një omëlet me spinaq, shumë të thjeshtë për t’u përgatitur?

Ky mëngjes i pasur gjithashtu do t’ju ndihmojë të rezistoni deri në vaktin pasardhës. Si mendoni për një omëletë me spinaq, chia dhe spirulina për një mëngjes të shëndetshëm, të shijshëm dhe të bollshëm?

Farat chia na ndihmojnë të jemi të ngopur, rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe rregullojnë nivelet e elektroliteve duke na ndihmuar të jemi të hidratuar.

Spirulina është një emër integratori me bazë disa tipe algash blu. Është e pasur në polisakaride dhe antioskidantë. Gjithashtu përmban aminoacide që furnizojnë sistemin imunologjik. Nga ana tjetër, përmbajtja e vitaminës E, beta-caroteni, ficiocanina mund të na mbrojnë nga efektet e padëshiruara të disa terapive antikancerogjene.

Le të shohim së bashku si përgatitet ky mëngjes:

  • 130 gr miell
  • 2 lugë gjelle fara chia
  • 200 gr spinaq
  • 190 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle spirulina
  • Vaj ulliri
  • 50 ml ujë

Përgatitja:

  • Si fillim pastroni spinaqin, lajeni dhe thajeni mirë.
  • Zhysni farat chia në ujë.
  • Shtoni të gjithë përbërësit në një tas dhe frulojini mirë derisa të merrni një përbërje homogjene pa kokrriza.
  • Në fund, nxehni pak vaj në një tigan, shtoni përbërjen si një omëletë të zakonshme dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë të artë.
  • Omëleta juaj me spinaq dhe spiurlina është gati.

Lini një koment