Sugjerojmë:

Cheesecake me kafe. Pa pjekje, pa mundim

E thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur, kjo është një ëmbëlsirë perfekte për një minivakt të shijshëm. Një tortë që lejon të mos shkojnë dëm biskotat dhe drithërat që mbeten në fund të kutive.

Përbërësit për bazën:

  • 100 gr gjalpë
  • 200 gr biskota e drithëra të thërrmuara

Përbërësit për kremin:

  • 250 gr djathë kremoz pa kripë
  • 250 gr jogurt me shije kafeje
  • 10 gr xhelatinë pjeshke
  • 50 ml ujë
  • 1 filxhan kafe e fortë
  • 120 gr sheqer
  • 200 gr pana për t’u rrahur

Për dekorimin

  • Disa kokrra kafeje

Përgatitja:

  1. Grini në mikser biskotat dhe më pas përziejini me gjalpin e shkrirë. Vendoseni këtë masë në fundin e formës së cheescake dhe vendoseni në frigorifer të forcohet.
  2. Përgatisni kremin duke vënë si fillim fletët e xhelatinës në ujë. Ndërsa xhelatina e pjeshkës shkrihet, përgatisni kafen dhe lëreni të ftohet. Më pas rrihni panën.
  3. Përzieni jogurtin me djathin kremoz, më pas shtoni kafenë dhe në fund panën e rrahur. Krijoni një krem të butë dhe më pas shtoni xhelatinën e pjeshkës.
  4. Përziejini mirë përbërësit dhe përhapeni kremin mbi bazën. Vendoseni tortën në frigorifer për 2 orë dhe më pas dekorojeni me kokrra kafeje.

Lini një koment