Duhet t’i provoni, karrota dhe rrepa të bardha turshi
500 gram karrota
500 gram rrepa të bardha
2 lugë çaji kripë
1/2 filxhan me sheqer
1 filxhan me uthull
1 filxhan me ujë
Në një tas të madh bashkoni karrotat, rrepat e bardha dhe kripën. Duke përdorur duart, masazhoni butësisht karrotat dhe rrepkat derisa të fillojnë të bëhen të buta, rreth 4-5 minuta.
Në një tenxhere ngrohni ujin, uthullën dhe sheqerin derisa sheqeri të tretet.
Kaloni perimet e përgatitura në një kavanoz të madh dhe hidhni sipër përzierjen e ngrohtë të uthullës. Mbylleni dhe ruani në frigoriferin tuaj deri në 5 javë, ose edhe më shumë pasi shija vetëm u shtohet.
Perimet turshi (karrota dhe rrepa) shkojnë me gjithçka, por ne do t’ju sugjeronim t’i shoqëronit me një supë të ngrohtë dimri ose thjeshtë si një përbërës shtesë për sanduiçin tuaj të preferuar.
Në një tas të madh shtoni gjalpin, sheqerin dhe lëkurën e limonit. I rrihni fort me një mikser elektrik. Më pas shtoni të verdhët e vezëve, kripën dhe ekstraktin e vaniljes. Pasi i keni trazuar mirë shtoni bajamet e...
Marrim miellin, vezët, kosin, vajin dhe lëngun e limonit dhe zëmë brumin jo shumë të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta. Secilën...
1. Përgatitja e Mbushjes: Në një enë të madhe, përzieni spinaqin e grirë, djathin, vezët e rrahura dhe qepën e grirë. Shtoni kripë dhe piper sipas shijes. Përzieni mirë derisa të bashkohen të gjithë përbërësit. 2. Përgatitja e Petëve:...
Lini një koment