Sugjerojmë:

Dyshja më e mirë natyrale që lufton edhe aknet më të vështira!

Nëse po mendon një mënyrë sesi të stimulosh shkëlqimin e lëkurës apo aknet e acaruara atëherë duhet të provoni xhelin e aloe veras dhe lëngun e domates, të dyja në një maskë të vetme. Është e lehtë për t’u bërë dhe veçanërisht efektive për të luftuar aknet e vështira.

Nevojiten:

  • 2 lugë gjelle lëng domateje
  • 1 lugë gjelle xhel aloe vera

aloe vera as an ingredient in face masks for acne

Udhëzime:

  1. Bashkoni lëngun e domates dhe xhelin e aloe veras. I përzieni mirë.
  2. Pasi keni pastruar mirë fytyrën aplikoni maskën dhe e lini të thahet mbi lëkurë për 15 minuta.
  3. Pas kësaj shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe menjëherë me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.
  4. Butësisht e fshini me një peshqir të pastër./neps.al 

Lini një koment