Sugjerojmë:

E freskët, e shijshme dhe plot lëng. Sallata me rukola dhe mocarela ia vlen të provohet!

1 tufë rukola
1 lugë gjelle pesto genozese
2 lugë gjelle açeto balsamike
1 lugë gjelle fara luledielli
1 portokall
150 gr djathë mocarela
2 lugë gjelle vaj ulliri
Pak finok

1.Lani mirë rukolën, e shtrydhni për t’i hequr ujin dhe e ndani me dorë në copa të cogla.
2.Prisni finokun në fileto të holla të mëdha dhe ia shtoni sipër sallatës.
3.Shtoni peston, farat e lulediellit, vajin e ullirit dhe i përzieni të gjitha bashkë.
4.Sipër i vendosni fetat e mozzarellës, fetat e portokallit dhe në fund pak açeto balsamike. Sallata është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment