Sugjerojmë:

E shëndetshme dhe e shijshme: Tartë me brokoli dhe gjizë

Per brumin:
80ml vaj ulliri
120ml ujë
300g miell integral
½ lugë kafeje kripë
Per brumin:
1 brokoli
300 gr gjizë me kripë
2 vezë
Kripë, piper
Arrë moskat

Përgatitja e brumit:

1.Në një tas hedhim miellin dhe kripën, i përziejmë pak me dorë dhe më pas hapim një gropë të vogël në mes, ku do të hedhim ujin dhe vajin.

2.Përziejmë në fillim me pirun dhe më pas me dorë, sa të bëhet pak më i butë se brumi i byrekut.

3.Nëse kemi kohë, e lëmë të pushojë 30 minuta në frigorifer të mbështjellë me letër plastmase për kuzhinë.

Bëjmë mbushjen:

4.Ziejmë brokolin me avull ose në tenxhere me ujë të kripur. Më pas e grijmë në blender së bashku me gjizën, vezët, kripën, piperin dhe arrën moskat.

5.Hapim brumin e përgatitur më parë me petës duke i dhënë formën e tavës që do të përdorim, por duke veshur edhe anësoret e tavës për 2/3cm.

6.Shpojmë bazën me pirun, hedhim mbushjen dhe më pas e pjekim në furrë për 35/40 minuta në furrën e ngrohur më pare me 180°.

7.E shërbejmë të vakët ose të ftohtë.

Lini një koment