Sugjerojmë:

E thjeshtë dhe plot shije, lulelakër e pjekur në furrë

1 lulelakër e madhe
2 lugë gjelle vaj ulliri
½ lugë çaji fara kumini
¼ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji piper i zi

1.Parangrohni furrën në 200 gradë.

2.Merni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.

3.Lulelakrën e ndani në lule të vogla.

4.Sipër e spërkasni me vaj ulliri, farat e kuminit, kripë, piper dhe i përzieni me duar.

5.E fusni në furrë dhe e lini të piqet për 35-40 minuta.

6.Shërbejini të ngrohta me majdanoz të freskët, duke i shoqëruar veçanërisht me salcë tahini.

Lini një koment