Sugjerojmë:

Edhe ju i hidhni poshtë lëkurat e portokallit? Sa gabim!

Do të ishte një humbje e madhe të çoheshin dëm lëkurat e portokallit. Përveç se do të ishin një aromatizues i mirë i frigoriferit, lëkurat e portokallit kanë gjithashtu benefite të tjera, të njohura që në kohët antike.

Së pari, lëkurat e portokallit luftojnë kolesterolin e keq në gjak. Së dyti, duhet të siguroheni të përdorni portokaj organikë pasi në rastet e përdorimit të kimikateve, bashkë me lëkurën rrezikoni të merrni edhe helme.

Lëkurat e portokallit përmbajnë fibra distike në sasi të larta të cilat luftojnë problemet dhe çrregullimet e tretjes duke përfshirë edhe problemet me tretjen. Një tjetër veti kurative e gjendur tek përbërësit e lëkurës së portokallit është aftësia për të parandaluar disa lloje kanceri dhe për të luftuar urthin.

 

Lëkurat e portokallit kanë edhe shumë benefite shtesë përveç atyre shëndetësore. Mjafton vetëm pak kreativitet.

E dini që me to mund të zbardhni dhëmbët duke masazhuar pjesën e brendshme të tyre tek dhëmbët? Gjithashtu, nëse keni dhëmbë të ndjeshëm, lëkurat e portokallit ju ndihmojnë shumë. Gjithashtu ekstrakti i lëkurave të portokallit nuk zbardh vetëm dhëmbët, por mbulon edhe njollat në lëkurë.

Lëkurat e portokallit mbajnë larg insektet gjithashtu. Nëse keni fole grerëzash apo insektesh rrotull shtëpisë, vendosni pranë tyre lëkura portokalli të grira të përziera me ujë për t’u dhënë mesazhin se janë të padëshiruar në territorin tuaj.

Lini një koment