Sugjerojmë:

Ekonomike dhe shumë të shijshme! Kjo është receta e qepëve të mbushura

Ekonomike dhe shumë të shijshme! Kjo është receta e qepëve të mbushura

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Mjafton pak fantazi dhe me qepët mund të bëni mrekullira. Ja për shembull këtë recetë që Neps.al ju sjell....

Ingredientët

  • 100 gram djathë padano i freskët
  • 150 gram sallam
  • 4 qepë të mëdha
  • 30 gram gjalpë
  • 100 gram thelpinj arrash
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Qëroni qepët dhe ziejini për 10 minuta në ujë me kripë. Kullojini dhe lërini të ftohen.

2

I prisni përgjysmë për së gjati, hiquni pjesën qendrore dhe lërini mënjanë.

3

Fusni arrat në ujë valë për 1 minutë, kullojini dhe hiquni cipën.

4

Në mikser përzieni pjesën e brendshme të qepëve, sallamin e prerë në copa, arrat e qëruara nga cipa, djathin, vezën, pak kripë dhe gjysmën e galetës.

5

Me këtë mbushje që përgatitët, mbushni gjysmat e qepëve dhe vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre të cilën e keni lagur dhe shtrydhur më parë.

6

Spërkatini qepët e mbushura me galetën e mbetur dhe vendosini sipër disa copëza gjalpi.

7

Shtoni 1/2 gotë ujë në tepsi dhe piqini në furrë në 180 gradë për 40 minuta.

Lini një koment