Sugjerojmë:

Është koha të përgatitemi. 15 këshilla për një verë të shëndetshme

Fundjavat e verës në plazh, barbekjutë në kopsht, darkat jashtë, kaloritë ekstra, patatinat, akulloret, birrat…Si ta shijojmë motin e ngrohtë duke pasur nën kontroll ushqyerjen me këshillat më poshtë?

  1. Pini çaj jeshil në vend të çajit të ftohtë

Çaji jeshil ka një përbërës natyral që na ndihmon të përshpejtojmë metabolizmin. Kështu që lërini mënjanë kanaçet me çaj të ftohtë dhe përgatiteni vetë.

2. Sa më shumë fruta deti

Vera është periudha ideale për të zgjedhur ushqimet më të freskëta nga prodhuesit lokalë. Sa më shumë peshk dhe fruta deti për një darkë ose drekë me pak kalori, por me proteina të shëndetshme.

3. Mos anashkaloni mëngjesin

Kur zgjohemi në mëngjes, trupi ynë kërkon ‘karburant’. Ngrënia e një mëngjesi me proteina, karbohidrate dhe yndyra të shëndetshme siguron energji për gjithë ditën.

4. Gëzojuni frutave dhe perimeve të verës

Me verën vijnë edhe zgjedhjet e freskata. Përfshini sa më shumë fruta dhe perime me ngjyra të ndryshme në vaktet tuaja, për të furnizuar trupin me nutrientë.

5. Merrni një vakt në punë

Merrni vakte në punë dhe konsumojini sa më shpesh. Kur hamë shpesh (5-6 herë në ditë) kemi më pak gjasa ta teprojmë me sasinë dhe kemi energji gjatë gjithë kohës.

6. Konsumoni pije sportive

Për stërvitje që zgjasin më shumë se 45 minuta, pirja e pijeve sportive çdo 15 ose 20 minuta ndihmon për të ruajtur energjitë, për të rritur rezistencën dhe për të qëndruar të  hidratuar.

7. Zgjidhni birra të shëndetshme

Zgjidhni birra artizanale dhe që përmbajnë më pak se 100 kalori.

8. Hidratohuni shpesh

Nxehtësia e verës na bën më të presipozuar ndaj dehidratimit. Duhet ta fillojmë ditën duke pirë dy gota ujë dhe të vazhdojmë të bimë në çdo vakt, si dhe para e pas palestrës. Gjithmonë një shishe ujë me vete për të na kujtuar të qëndrojmë të hidratuar!

9. Gatuani së bashku

Përfshini miqtë dhe familjen tuaj në një stil jetese të shëndetshëm këtë verë. Një mënyrë e thjeshtë për të filluar: planifikoni vaktet, bëni pazar dhe gatuani me partnerin e fëmijët.

10. Reduktoni përmasat e pjatave

Nuk po ju themi të blini pjata të reja, por të përdorni disa më të vogla. Sipas një studimi të Universitetit Cornell,  përdorimi i pjatave me diametër 20-22 cm, ndikon në redukimin e kalorive me 20-22% dhe në humbjen e 2 kilogramëve në muaj. Dhe kjo nuk ndryshon asnjë aspekt të dietës sonë.

11. Pas palestrës, pini gjithmonë një smoothie ose ‘shake’

Pas stërvitjes, kaloni në blender frutat tuaja të preferuara së bashku me proteinat ëhey për të ndihmuar trupin në procesin e ndërtimit të muskujve dhe për të rritur nivelet e energjisë.

12. Planifikoni më parë ushqimet tuaja

Të gjithë planifikojmë pushimet dhe aktivitetet e verës, por do të ishte mirë që të njëjtën gjë të bënim edhe me vaktet. Veç të tjerash, do të kursenim dhe më shumë para.

13. Hani shëndetshëm në plazh

Akulloret dhe barbekju-të janë plot kalori dhe do të ishin shkatërruese për dietën tuaj, prandaj merrni pije të ftohta në plazh, sanduiçe integrale, humus, jogurt dhe shumë fruta. Do të ndiheni më të shëndetshëm dhe më të lumtur pas një dite në plazh.

14. Bëjini shtëpisë suaj një pastrim veror

Ju keni nevojë për një mjedis që reflekton mënyrën tuaj të shëndetshme të të jetuarit dhe qëllimet tuaja të fintesit. Hiqni ushqimet e pashëndetshme nga shpia dhe zëvendësojini me fruta, fruta të thata dhe produkte të tjera të shëndetshme.

15. Bëni burgera të shëndetshëm

Krijoni një burger të shëndetshëm me drithëra të plota, mish të bardhë dhe topping të shëndetshëm si ananasi, wasabi, gucamole apo djathi feta./neps.al

Lini një koment