Sugjerojmë:

Fasule me proshutë, selino dhe karrota

Ingredientët

  • Vaj ulliri
  • Karrota
  • Selino
  • Qepë
  • Supë pule
  • Fasule të mëdha
  • Proshutë (një kockë proshutë nëse e keni për aromë shtesë)
  • Fletë dafine
  • Trumzë e thatë
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Përgatitni të gjitha perimet dhe proshutën në kubikë të vegjël.

2

Hidhni vajin e ullirit në tenxhere dhe më pas shtoni karotat, selinon dhe qepën.

3

Lërini të skuqen për 5-7 minuta deri sa të zbuten pak.

4

Sapo perimet të jenë të buta shtoni fasulet, proshutën, trumzën, dafinën, kripë dhe piper.

5

Përzijini mirë të gjithë përbërësit dhe mbylleni tenxheren me kapak.

6

Lërini të zihen për 45 minuta ose deri sa të jenë zier fasulet plotësisht.

Lini një koment