Sugjerojmë:

Fasule të kuqe, misra dhe avokado për një sallatë super të shijshme!

200 gram fasule të kuqe (të ziera)
2 avokado
200 gram misra të ëmbël
200 gram domate qershizë
1 qepë e kuqe e grirë imët
1 tufë majdanoz i freskët
Për salcën:
Lëngu i një limoni
1 filxhan kafe me vaj ulliri
1 lugë gjelle gjelle mjaltë
Pak majdanoz
1 lugë kafe hudhër pluhur
1 lugë kafe spec i kuq pluhur
Kripë, piper

1.Në një tas bashkoni fasulet, misrat, domatet e prera përgjysmë , qepën dhe gjysmën e majdanozit.
2.Sipër shtoni salcën dhe në fund avokadon e prerë në kubik të vegjël.
3.E përzieni mirë sallatën dhe koha për ta shijuar në çast erdhi!

Lini një koment