Sugjerojmë:

Fërgesë me kërpudha dhe sallam, shije e veçantë që duhet provuar!

500 gram sallam
500 gram kërpurdha
3 gjethe dafine
500 gram domate
1 hudhër të plotë
1 gotë ujë verë të bardhë
2 lugë vaj ulliri
1 qepë
Kripë, piper

1.I presim kërpudhat në copa të vogla. Në një tigan skuqim qepën me hudhrën.

2.Sallamit ia heqim lëkurën dhe e presim në rripa të hollë.

3.Më pas i skuqim. I shtojmë kërpudhat, gjethet e dafinës dhe verën. I lëmë derisa kjo e fundit të avullojë tërësisht.

4.Domatet e prera hollë i shtojmë në tigan, i hedhim kripën dhe piperin dhe i lëmë për 20 minuta.

5.Sapo përgatitët një fërgesë me kërpurdha dhe sallam nga duart tuaja. Shijojeni!

Lini një koment